Një ndër kompetencat e Cirkut Kombëtar e shprehur në statuin e tij, neni 3, pika 5 është hyrja në marrëdhënie kontraktuale në nivele institucionesh apo personash juridikë, vendas dhe të huaj, mbështetur në legjislacionin në fuqi. Drejtori i institucionit sipas nenit 5 të rregullores së tij të brendshme është menaxher i përgjithshëm i institucionit. Ai është drejtues dhe organizator i veprimtarisë administrative dhe artistike të institucionit, përfaqëson institucionin në marrëdhënie me të tretët dhe siguron partneritete, bashkëpunim dhe koordinim për zbatimin e politikave të institucionit.

Pikërisht në zbatim të këtyre funksioneve jemi përpjekur në këto vite, drejtues, mjeshtra dhe artistë, për të krijuar e zgjeruar bashkëpunimet  tona në Tiranë e rrethe, si edhe me shtete të tjerë.

Në marrëdhënit tona me bashkëpunëtorët (por edhe me provokatorët) kemi qenë gjithmonë korrektë, cilësorë dhe veprimet tona janë mbështetur gjithmonë në ligj e rregull.

Edhe në bashkëpunimin e kërkuar në datën 19.05.2017 nga subjekti “Sebastiano” në plazhin Iliria , i cili do të promovonte një lokal për sezonin turistik zbatuam si gjithmonë kriteret tona të bashkëpunimit, megjithëse ai erdhi ta kërkonte këtë bashkëpunim ditën e premte jashtë orarit zyrtar. Qënia e drejtorit në zyrë, për arsye se punohet edhe përtej këtij orari bëri të mundur edhe porositjen e shfaqjes prej tij.

Kriteret tona standarte në rastet e bashkëpunimit janë:

  1. Prerja e mandatit të arkëtimit dhe kyçja e lekëve në kasafortë, që u realizua në datën 19 rreth orës 15:00;
  2. Kërkesa për  aprovim udhëtimi nga Ministri i Kulturës po e dates 19;
  3. Marrëveshja e bashkëpunimit dypalësh;
  4. Program artistik i aktivitetit.

Pasi verifikuam se porositësi i shfaqjes nuk ishte serioz, për arsye se në plazhin Iliria nuk gjendej asnjë lokal me emrin ”Sebastiano”, për të mbrojtur nderin, dinjitetin dhe mundin e kësaj trupe të jashtëzakonshme bëmë kallëzim në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Sektori për krimin Ekonomik e Financiar , Seksioni për Korrupsin dhe njoftuam menjëherë shkresërisht Ministrinë e Kulturës për të mos e miratuar këtë aktivitet.

Në mbrëmjen e datës 23 mësuam se ky subjekt mashtrues punon për llogari të emisionit investigative “Stop”.

Duke i shprehur komplimentet tona stafit të emisionit për rastet e denoncuara drejtësisht kemi edhe gjithë të drejtën morale e ligjore t’i shprehi protestën tonë për mungesën e profesionalizmit apo keqdashjen në trajtimin e këtij rasti, pasi faktet bashkëlidhur këtij shkrimi tregojnë të kundërtën.

Duke besuar se do të kenë kurajon që të nxjerri në emisionin e tyre edhe këto fakte të shkruara e të protokolluara besojmë se patjetër do të takohemi me ta në organet gjyqësore.

Përveç dokumenteve bashkëlidhur bëj bublike edhe foto e gazetarit mashtrues.DSC_0005 DSC_0006 DSC_0007 DSC_0008 DSC_0009 DSC_0001 DSC_0003 DSC_0004