Cirku Kombëtar gjatë muajive Qershor – Korrik 2017 do të zhvillojë këtë aktivitet:

Në muajin Qershor do të vazhdojnë shfaqjet në arenën e cirkut çdo fundjavë në mbrëmje, nga ora 18:00-19:00, pa përjashtuar bashkëpunime të mundshme që mund të krijohe me subjekte të ndryshëm jashtë arenës, në Tiranë apo qytete të tjerë me raste festash, përvjetorësh apo promovime.

Ditëve të shtuna do të jetë shfaqje me numra të zgjedhur nga repertori i larmishëm i cirkut, ndërsa ditëve të diela do të jetë shfaqja “Arrëthyesi”, një realizim me nxënësit e Studios së Cirkut.

Në muajin Korrik do të vazhdojë aktiviteti artistik jashtë arenës, në vende bregdetare apo malore, në parqe kombëtare e lokale, në dobi të promovimit të turizmit dhe në shërbim të pushuesve vendas e të huaj.