CIRKU KOMBËTAR

 

NJOFTIM

 Lënda:                        Lidhur me konkurim për vend të lirë

Drejtuar:                    Të gjithë personave të interesuar

Mbështetur në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, në VKM nr. 173, datë 7.3.2003“Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve te institucioneve, në varësi te Këshillit të Ministrave, kryeministrit ose të ministrit” në ligjin Nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” si dhe në shkresën me Nr.1965/1 datë 27.04.2017 të Ministrisë së Kulturës njoftojmë të gjithë personat e interesuar se Cirku Kombëtar shpall të hapur procedurën e konkurimit publik për një vend të lirë në pozicionin Akrobat i Dytë me profilizim në prestigjaturë.

Personat e interesuar duhet të paraqesin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm zyrën e protokollit të Cirkut Kombëtar.

Specifikimet e përgjithëshme dhe të veçanta mund të tërhiqen në zyrën e protokollit të Cirkut Kombëtar nga data 01.05.2017 deri në datën 15.05.2017, ora 9:00-14:00.

Konkurimi artistik do të zhvillohet në arenën e Cirkut Kombëtar  në datën 16 Maj 2017, ora 10:00.

  DREJTORI

 Kujtim DUMI