NJOFTIM

 

Lënda:                        Lidhur me konkurim për vend të lirë

Drejtuar:                    Të gjithë personave të interesuar

 

 

Mbështetur në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, në VKM nr. 173, datë 7.3.2003“Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve te institucioneve, në varësi te Këshillit të Ministrave, kryeministrit ose të ministrit” si dhe në ligjin Nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” njoftojmë të gjithë personat e interesuar se Cirku Kombëtar shpall të hapur procedurën e konkurimit publik për një vend të lirë në pozicionin Akrobat i Dytë me profilizim në profilin e prestigjaturës.

Personat e interesuar duhet të paraqesin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm zyrën e protokollit të Cirkut Kombëtar.

Specifikimet e përgjithëshme dhe të veçanta mund të tërhiqen në zyrën e protokollit të Cirkut Kombëtar nga data 03.03.2017 deri në datën 17.03.2017, ora 9:00-14:00.

Konkurimi artistik dhe profesional do të zhvillohet në arenën e Cirkut Kombëtar  në datën 18 Mars 2017, ora 10:00.

Komisioni i vlerësimit do të përbëhet nga Drejtuesi Artistik, Mjeshtra të Cirkut dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës.