Me shfaqjen “Një vit në një orë” Cirku Kombëtar filloi sezonin artistik dimëror. Është një shfaqje ku sintetizohet puna një vjeçare e mjeshtrave dhe artistëve të talentuar brenda 60 minutash. Në të do të zbuloni arritjet më të fundit në profilet e akrobacisë, ekuilibrit, prestigjaturës, kllounatës etj. Pjesë e shfaqjes janë edhe grupet fëminorë të Studios së Cirkut dhe kërcimeve popullore e klasike.
Ju ftojmë në shfaqjet tona çdo të shtunë e të dielë, ora 11:00.