Në datat 28 dhe 29 Nëntor me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe Natës së Bardhë, Cirku Kombëtar do të ketë këto aktivitete:
1. Në datën 28, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Parkun Kombëtar Dajt nga ora 13:00-14:00, në aktivitetin e titilluar “Dajti në Festë”  Cirku Kombëtar do të përfaqësohet me një program me numra të zgjedhur;
2. Në datën 29, Arenën e Cirkut Kombëtar, paradite nga ora 11:00 -12:00 do të shfaqet premiera e re për fëmijë e titulluar “Flintstones”;
3. Nga ora 12 :30 – 13: 30 në shetitoren pranë Galerisë Kombëtare do të realizohet një spektakël i plotë, ku do të luajnë artistë profesionistë, artistët e vegjël të Studios së Cirkut Kombëtar si dhe artistët amatorë. Pjesë e aktivitetit do të jetë edhe grupi i valleve popullore “Trad Folk Tirana”.
Në këtë shfaqje do të marrin pjesë rreth 50 artistë, akrobatë dhe kërcimtarë të të gjitha moshave.
Në programin e shfaqjes do të luhen numra akrobatikë, ekuilibri, zhonglerimi, pantomima, numra iluzioni, numra me kafshë, kërcime etj.