NJOFTIM
 
Lënda: Lidhur me konkurim për vende të lira
Drejtuar: Të gjithë personave të interesuar
 
 
Mbështetur në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë si dhe në ligjin Nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” njoftojmë të gjithë personat e interesuar se Cirku Kombëtar shpall të hapur procedurën e konkurimit publik për dy vende të lira në pozicionin Akrobat i Dytë.
Personat e interesuar duhet të paraqesin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm zyrën e protokollit të Cirkut Kombëtar.
Specifikimet e përgjithshme dhe të veçanta mund të tërhiqen në zyrën e protokollit të Cirkut Kombëtar nga ora 9:00-14:00.
Konkurimi do të zhvillohet në ambjentet e Cirkut Kombëtar.
Testimi profesional do të zhvillohet në palestrën e akrobacisë në datën 1 Nëntor 2016, ora 10:00 , ndërsa testimi artistik do të zhvillohet në arenë në datën 2 Prill 2016, ora 10:00 .
Komisioni i vlerësimit do të përbëhet nga Drejtuesi Artistik, Mjeshtra të Cirkut dhe përfaqësues të Mnistrisë së Kulturës.