“Summer Fest” ishte projekti veror i Cirkut Kombëtar. Për të mundësuar këtë u gjet një mundësi të shkëlqyer bashkëpunimi me televizionin kombëtar Top Channel, për ta përfshirë cirkun në projektin e tyre veror “Summer Fest”. Nëpërmjet një marrëveshje bashkëpunimi u fiksuan kushtet e pjesëmarrjes në këtë aktivitet, që vazhdoi për plot shtatë javë, duke u shtrirë dhe shfaqur me sukses jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trevat shqiptare. Qytetet ku ky spektakël madhor u shfaq ishin Tirana, Prishtina, Pogradeci, Struga, Vlora, Saranda dhe Durrësi.